
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet ka ardhur në jetë bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit në Shqipëri.
Bebushi djalë peshon konkretisht 6 kilogram e 150 gram dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja Albana Koçi duke shprehur mirënjohje edhe për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.