EURO 2024 / UEFA përcakton arbitrat e ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund

Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Italisë ndeshjen e parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Signal Iduna Park” të  Dortmundit, duke nisur nga ora 21:00.

Kjo sfidë e parë e kuqezinjve do të gjykohet nga një trupë arbitrash gjermanë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri i njohur gjerman, Felix Zwayer, teksa asistentët e këtij të fundit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Archmuller.

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Daniel Siebert.Ndërkaq, Bastian Dankert do t’i vijë në ndihmë Felix Zwayerit nga dhoma e VAR-it, së bashku me dy asistentët Christian Dingert dhe Rob Dieperink.

Next Post

Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë.

Thu Jun 13 , 2024
Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka postuar në Instagram dy foto nga materniteti, ku shihet me djalin e saj të parë, Amarin dhe me të porsalindurin. Bebushi erdhi në jetë më datë 13/06/2024. Olta dha lajmin e bukur disa muaj më parë, në finalen e […]

You May Like