Vala afrikane prek Shqipërinë këtë javë , temperaturat deri në 43 gradë celsius, ja cilat janë qytetet më të nxehta

Java e tretë e qershorit duket se do të sjellë verën e vërtetë. E gjithë Shqipëria gjatë kësaj jave do të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius.

Sipas të dhënave të Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja klimatike e muajit qershor.Kulmin e tyre temperaturat do ta shënojnë ditën e premte, me me vlerat maksimale që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius në qytetet Fier, Berat dhe Elbasan.Ndërsa temperaturat më të ulëta pritet të jenë në Gjirokastër, Korçë, Peshkopi dhe Bajram Curri, në vlerat mimimale që do të variojnë nga 12 në 22 gradë celcius

Next Post

UEFA përcakton arbitrat e ndeshjes Kroaci-Shqipëri, kuqezinjtë nisen për në Hamburg

Tue Jun 18 , 2024
Shqipëria do të luajë të mërkurën (nesër) ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, në orën 15:00. Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri […]

You May Like