UEFA gjobit FSHF-në për incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Euro 2024, Itali-Shqipëri

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.

Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Next Post

Tragjedi në Mekë, temperaturat e larta shkaktojme të paktën 550 humbje jete të besimtarëve gjatë pelegrinazhit të haxhit!

Wed Jun 19 , 2024
Temperatura në Mekë arritën vlerën deri në 51.8 gradë celcius. Të paktën 550 besimtarë kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme pelegrinazhit të haxhit, në Arabinë Saudite perëndimore. Mësohet se 323 e viktimave ishin egjiptianë, shkruan The Guardian.Pelegrinazhi vjetor, u zhvillua nga 14 deri në 16 qershor pavarësisht të […]

You May Like