
Temperatura në Mekë arritën vlerën deri në 51.8 gradë celcius.
Të paktën 550 besimtarë kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme pelegrinazhit të haxhit, në Arabinë Saudite perëndimore.
Mësohet se 323 e viktimave ishin egjiptianë, shkruan The Guardian.Pelegrinazhi vjetor, u zhvillua nga 14 deri në 16 qershor pavarësisht të nxehtit ekstrem.
Haxhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe besimtarët që janë të aftë duhet të bëjnë pelegrinazhin madhështor të paktën një herë në jetën e tyre.