
Dy ditë më parë Don Omar njoftoi njerëzit se është diagnostikuar me kancer, duke shqetësuar fansat e tij në mbarë botën. Përmes një postimi në Instagram, artisti na ka përditësuar me gjendjen shëndetësore, duke treguar se fatmirësisht, është kuruar.

“U zgjova sot pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet e mira, lutjet dhe qindra mesazhet. Operacioni shkoi me sukses”, u shpreh ai, duke shtuar se është momenti i rikuperimit.
Artisti (emri i vërtetë i së cilit është William Omar Landrón Rivera) u shpreh dy ditë më parë se ishte optimist për trajtimin, duke thënë: “Sot po, por nesër nuk do të kem kancer. Shihemi së shpejti. F*ck kanceri”.