
Kombëtarja shqiptare e ka më të qartë atë që duhet të ndodhë, në mënyrë që të bëjë ëndrrën realitet, pra kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të “Euro 2024”, pas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë.
Rruga e vetme eshte ajo e fitores ndaj Spanjes e then ndryshe spanjollët kanë siguruar kreun e grupit, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen e fundit me Shqipërine. Fitorja ndaj tyre në ndeshjen e të hënës është kyçi i kualifikimit. Shqipëria kualifikohet si e dyta në grup: nëse mund Spanjën dhe paralelisht Italia mundet nga Kroacia, por me këtë të fundit që nuk siguron një golavarazh më të mirë të përgjithshëm se kuqezinjtë.