Arbana dhe Eduarti tregojnë për herë të parë historinë e lidhjes së tyre.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë folur për herë të parë për njohjen e tyre. Teksa ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, Arbana tha se janë njohur në television ku kanë punuar bashkë dhe lidhja e tyre erdhi natyrshëm. Sipas moderatores, asnjëri prej tyre nuk po kërkonte dashurinë në atë periudhë.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”-tha ajo.

Ai e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.

“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”

Next Post

Klubi Rus ku Mirlind Daku luan merr masa ndaj tij pas incidenti në EURO2024

Sat Jun 22 , 2024
Rubin Kazan, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi. “Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë.Klubi ynë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson […]

You May Like