Klubi Rus ku Mirlind Daku luan merr masa ndaj tij pas incidenti në EURO2024

Rubin Kazan, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi.

“Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë.Klubi ynë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi aspo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore.Pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do të aplikohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të mbahet gjithashtu me lojtarin në klub, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, shkruhej në njoftimin e klubit të Rubin Kazan.

Next Post

Bora Zemani u shpreh se Donaldi është një nga golat e jetës së saj

Sat Jun 22 , 2024
E ftuar në “Top Arena” Bora Zemani, përballë Ed Manushit, nuk u kursye meqe jemi ne atmosferë futbolli, të cilën e lidhi me dashurinë e saj me Donaldin. Edi e pyeti nëse do të martohet këtë verë dhe Bora nuk u përgjigj, por qeshi. Manushi ia ktheu se qenka e […]

You May Like