
E ftuar në “Top Arena” Bora Zemani, përballë Ed Manushit, nuk u kursye meqe jemi ne atmosferë futbolli, të cilën e lidhi me dashurinë e saj me Donaldin.
Edi e pyeti nëse do të martohet këtë verë dhe Bora nuk u përgjigj, por qeshi. Manushi ia ktheu se qenka e vërtetë, nisur nga e qeshura e saj dhe moderatorja u shpreh:
- “Shtatzënia dhe martesa ime komentohen gjithmonë. Me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e mi të jetës”.