
Poeti dhe tekstshkruesi Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, pasi pësoi një hemorragji cerebrale. Thuhet se ai ndodhej në reanimacion dhe në gjendje kritike për jetën qysh prej së shtunës, kur u dërgua në spital.
Agim Doçi ka lindur më 9 maj të vitit 1948. Ai ka bërë gjimnazin në Shkodër e më pas, studimet e larta në Tiranë, në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Doçi, ndonëse njihet si poet e tekstshkrues, ka punuar edhe si inxhinier në Montimet Industriale.
Humbjen e tij e kanë bërë me dije miq e familjarë të poetit të njohur.