Kombëtarja kthehet drejt Tiranës, mbërrin në Rinas në orën 15:00

Pas ndeshjes ndaj Spanjës që ishte e fundit e fazës së grupeve të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Kombëtarja do të kthehet në Shqipërisë.

E gjithë skuadra “kuqezi” do të niset këtë të martë në orën 12:00 nga Dusseldorf-i dhe rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit.Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B.

Next Post

DJ PM dhe Sara Berisha janë gati per hapin e rëndësishëm

Tue Jun 25 , 2024
Çifti PM dhe Sarah kanë dëshirë të bëhen prindër, por nuk kanë plane për dasmë momentalisht. DJ PM, i ftuar në emisionin “District”, shpjegoi se ndërsa dasma nuk është në planet e tyre të afërta, dëshira për të pasur fëmijë është e pranishme. Për planet e dasmës, PM tha se […]

You May Like