DJ PM dhe Sara Berisha janë gati per hapin e rëndësishëm

Çifti PM dhe Sarah kanë dëshirë të bëhen prindër, por nuk kanë plane për dasmë momentalisht. DJ PM, i ftuar në emisionin “District”, shpjegoi se ndërsa dasma nuk është në planet e tyre të afërta, dëshira për të pasur fëmijë është e pranishme.

Për planet e dasmës, PM tha se aktualisht nuk kanë planifikuar një dasmë, por dëshirojnë të kenë fëmijë. Ai shtoi se nuk dëshiron të gënjejë apo të shpikë diçka, duke theksuar se megjithëse nuk e kanë menduar seriozisht ende, kanë pasur një ide për të tentuar të bëhen prindër. Angazhimet e Sarës dhe të tijat kanë ndikuar në këtë çështje, por nuk është se nuk e kanë menduar fare.

Ndërsa për gjininë e fëmijës, PM tha se më e rëndësishme është që fëmija të jetë i shëndetshëm. Ai personalisht do të preferonte të kishte një djalë të parë, por gjithashtu do të ishte shumë i lumtur edhe me një vajzë.

Next Post

“Krenar për lojtarët e mi", Sylvinho flet pas eliminimit nga Euro 2024

Tue Jun 25 , 2024
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior, ka dhënë një deklaratë për shtyp pas humbjes së Shqipërisë përballë Spanjës, në një rezultat 0-1. Sylvinho u shpreh krenar për djemtë e kombëtares dhe për Shqipërinë: “Jam krenar, për lojtarët e mi, për vendin tim. Është hera e dytë që luajmë […]

You May Like