Pse Gentian Zenelaj ka refuzuar një rol te filmi “Në Kuadër të Dashurisë”?

Gent Zenelaj, i ftuar në “Pushime on Top”, tregoi se ka refuzuar një rol në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, për një arsye që mendojmë se duhet ta bëjnë të gjithë aktorët.

Ai tha:

“Po, ka qenë një rol që e kam refuzuar. Më duket, te filmi i Luizit (referuar “Në Kuadër të Dashurisë”). Mendoj se nuk e shihja veten aty”, tregoi aktori.

Genti, në vijim tha edhe se kishte refuzuar edhe një rol në një film të Blerim Destanit. “Parajsa është në det”, mos gaboj është titulli”.

Ai shtoi gjithashtu se:

“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”.

Next Post

Jennifer Lopez merr një vendim shokues për lidhjen pas thashethemeve të Ben Affleck

Wed Jun 26 , 2024
Fansat që shpresojnë për një pajtim shokues mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se do të jenë të zhgënjyer, sipas disa burimeve.Shumë e më shumë është spekuluar në lidhje me çiftin e listës A në javët e fundit, me treguesit më të fortë që duket se tregojnë idenë se […]

You May Like