Censusi: 2.4 milionë banorë, rritet numri i banesave.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të grumbulluara gjatë censit të realizuar në fundin e vitit 2023, Shqiperia numëron 2.4 milionë banorë.

Në krahasim me censin e vitit 2011, popullsia e Shqipërisë është tkurrur me afro 420 mijë banorë. Në ndarje gjinore, femrat kanë një dominancë të lehtë ndaj meshkujve, duke përbërë 50.4% të popullsisë.

Nga ana tjetër, numri i banesave është rritur me 70 mijë në raport me 2011, duke numëruar afro 1 milion të tilla, ku pjesën më të madhe e zënë shtëpitë individuale.

“Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”, tha Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.

Vendin e parë në rend qarku për numër popullsie e mban Tirana, pasuar nga Elbasani dhe Fieri.

Të dhënat tregojnë se mosha mesatare e popullsisë shqiptare është 42.5 vjeç, duke u rritur me 7 vite krahasuar me 2011 dhe duke treguar një tendencë plakjeje të shoqërisë.

Popullsinë shqiptare e dominojnë ata që i përkasin besimit mysliman, pasuar nga katolikët dhe ortodoksët.

Next Post

Barber Arditi

Sat Jun 29 , 2024
Sherbimet: Adresa: Rruga Don Bosko,Tirane Cel: 0683480301 / 0673217371

You May Like