
Për të nderuar shkrimtarin më të mirë bashkëkohor, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie kombëtare, saktësisht 2 dhe 3 korrikun. Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare dhe ditët e zisë do të respektohen në të gjitha institucionet shtetërore dhe do të ulet flamuri kuq e zi në gjysmështizë.
Ndërkohë, një komision i posaçëm shtetëror do të kujdeset për organizimin e homazheve të ceremonisë shtetërore. Homazhet dhe ceremonia do të zhvillohen në ambientet e Teatrit Kombëtar, nga ora 9:00 – 11:00 dhe nga ora 11:30 – 12:30. Gjithashtu, në orën 13:00 të 3 korrikut, do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet 1 minutë heshtje për të kujtuar me nderim shkrimtarin Kadare