
Në një intervistë për “TV21 Macedonia”, futbollisti, pranoi se nuk është më në një lidhje, duke u shprehur:
“Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single”, u shpreh Seferi.
Seferi konfirmoi lidhjen e tij thuajse një vit më parë dhe në emisionin e binjakëve Veshaj, “Më lër të flas”, foli pak me detaje për partneren.
“Unë e kam një të dashur që jeton në Zvicër. Ka 4 vite që jemi bashkë”, tha Taulanti, duke shtuar se i ka parë të gjitha meme-t që janë bërë nëpër TikTok e Instagram (ndihemi pak fajtore). “Ajo bëhet xheloze, por e kaloj me sportivitet”, tha Taulanti, duke treguar se i ka dhënë siguri, por edhe se “ia bën rrafsh”.