Nis sot samiti në 75-vjetorin e NATO-s i fundit për Stoltenberg, ja tre temat kyçe që do të diskutohen

Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit mblidhen sot në Uashington.

Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet derisa lufta në Ukrainë vazhdon.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tri tema kryesore.

E para është forcimi i mbrojtjes. Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, prioriteti kryesor i NATO-s ka qenë forcimi i mbrojtjes për të shmangur luftën. Kjo agjendë është transformuar dy vjet më parë, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Tema e dytë e samitit do të jetë mbështetja e përpjekjeve të Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

Ukraina do të jetë “në krye të agjendës sonë dhe ne jemi në rrugën e duhur për një samit të suksesshëm”, ka thënë Stoltenberg.

Dhe, tema e tretë e samitit do të jetë forcimi i partneriteteve globale të NATO-s.Aleatët e NATO-s janë duke e kuptuar gjithnjë e më shumë se sfidat me të cilat përballen, janë të ndërthurura me rajone të tjera.

Next Post

U fejua ne fshehtësi me reperin italian? Lori Delli I jep fund aludimeve

Tue Jul 9 , 2024
Modelja Jori Delli, prej disa muajsh ka bërë publike lidhjen me reperin italian, Fred De Palma. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jori i ka dhënën fund aludimeve se ajo dhe reperi janë fejuar në fshehtësi. “Nuk kam asnjë unazë. Nuk jemi fejuar në fshehtësi. Jo unë kur të […]

You May Like