
Aktori i njohur i Hollivudit Cillian Murphy, ka mahnitur dhe çuditur njëkohësisht fansat me transformimin e tij të fundit, i cili nuk njihet aspak. I gjithë ky ndryshim i aktorit vjen në sajë të filmit të tij të ardhshëm “Steve”.

Ylli i “Peaky Blinder” është fotografuar i veshur me rroba të vjetra, një xhaketë shiu të ngritur mbi kokë dhe një kapuç të kuq. Murphy u përpoq t’u fshihej kamerave por pamja e tij transformuese tashmë po bën xhiron e rrjetit.
Fansat e kanë krahasuar pamjen e Cillian me atë të personazhit Jigsaw në filmin “Saw”.