
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë një pasqyrim të situatës së zjarreve në vend. Mësohet se në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri. Prej tyre 21 janë shuar.Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra.
Një në vendin e quajtur Agjioneri në bashkinë Delvinë ku po punohet për izolimin e flakëve dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë.
“Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri Cougar dhe 2 Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme”, tha Peleshi