Detektivja zbulon detajet e hetimit që kërkoi e dashura e futbollistit

Detektivja Shkënda Lili ishte e ftuar në “Top Arena” aty ku u pyet për rastet e tradhtisë tek futbollistët.

Ajo tha se rastet janë të rralla, por zbuloi një të cilin ajo e ka investiguar e cila nuk përmendi emra.Detektivja zbuloi se ka qenë e dashura e futbollisti ajo që ka kërkuar ta hetojë këtë të fundit.

Alesia Bami: Futbollistët janë trajtuar tek ty për ndonjë tradhti të mundshme?

Dedektivja: Në fakt nuk janë të shpeshta këto rastet tek unë. Mbaj mend një rast, ku ishte e dashura, jo gruaja, ajo që kërkonte të investigonte futbollistin. Nuk është një futbollist me emër, është shqiptar. Nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar. Këtë herë nuk ka luajtur me kombëtaren, ka qenë në stol.

Next Post

Momente nga ditëlindja e 39-të e Luiz Ejllit

Fri Jul 12 , 2024
Fituesi i “BBV2” Luiz Ejlli, sot feston ditën e lindjes së tij. Ky 39-vjetor e ka gjetur plot Luizin. Ai ka festuar në Turqi me nënën, Kiarën dhe Lunushin, Luizi ka ndarë disa fotografi të bukura prej festës së tij.

You May Like