Snoop Dogg hap dyqanin e parë të Cannabis “S.W.E.D.”

Snoop Dogg, këngetari ikonë e hip-hop-it, hapi dyqanin e tij të parë të licencuar të kanabisit, S.W.E.D., pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit. I quajtur sipas frazës së tij të famshme “Smoke Weed Every Day”, dyqani ofron një shumëllojshmëri produktesh të kanabisi, por gjithashtu feston kulturën hip-hop.

Vizitorët mund të eksplorojnë elementë si një haraç për albumin e Snoop “Doggystyle”, mendimet e tij në një mur grafiti dhe një kabinë DJ. Për më tepër, Snoop lançoi një linjë me botim të kufizuar të produkteve Death Row Cannabis për nder të 2Pac, duke shfaqur lule kanabisi në kavanoz dhe fotografi të koleksionit të reperit të ndjerë.

Next Post

50 Cent vendos foton e Trump në kopertinën e albumit në formë dedikimi

Tue Jul 16 , 2024
Reperi i njohur 50 Cent vendosi fytyrën e Donald Trump në kopertinën e albumit të tij “Get Rich or Die Tryin” pas atentatit ndaj ish-presidentit. Reperi shfaqi imazhin e edituar gjatë koncertit të tij në Boston të shtunën mbrëma teksa performoi këngën “Many Men” nga albumi i tij debutues i […]

You May Like