
Bebe Rexha do të jetë në Kosovë për herë të parë për të performuar në festivalin ‘Sunny Hill’ të Dua Lipës. Ky lajm ka gëzuar fansat e saj, të cilët mezi po presin ta shohin në Prishtinë.
Ajo e ka shprehur entuziazmin e saj përmes një video të publikuar në InstaStory, ajo iu drejtua fansave të saj në Kosovë me një mesazh të përzemërt në shqip.
“Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival,” tha ajo