
Një tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar mëngjesin e sotëm në brigjet e ishullit grek të Kretës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Ky tërmet pati lëkundje të tjera më të vogla në rajon dhe ka shkaktuar panik te vendasit dhe pushuesit e shumtë.Epiqendra ishte 170 km në jugperëndim të Heraklionit, një qytet me një popullsi prej rreth 137,000 banorësh. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 41 kilometrash.Nuk raportohet për të lënduar apo dëme.