Shpat Kasapi rrëfen periudhën e errët dhe ankthin që ka kaluar në fillim të karrierës

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka rrëfyer në një intervistë të dhënë së fundmi një periudhë të errët të jetës, në fillimet e karrierës së tij.Ai ka treguar se është shkëputur nga muzika atë kohë, pasi po kalonte një periudhë të vështirë depresioni e ankthi

“U shkëputa për një kohë që t’i jepja më shumë kohë vetes. U shërova nga ankthet pastaj. Isha i mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë e vështirë”, tha ai.

Këngëtari ka rrëfyer se kishte kryer analiza të shumta, ndërsa kishte menduar edhe faktin që mund t’i kishin bërë magji, ose ishte prekur nga mësyshi.

“Mendoja, e disa thonin si tip magjie, sehiri. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh i madh”, tha ai.

Next Post

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Sun Jul 21 , 2024
Presidenti Joe Biden njoftoi të dielën se ai do t’i japë fund fushatës së tij për rizgjedhjen presidenciale, duke sjellë një përfundim të papritur dhe modest të karrierës së tij politike gjysmëshekullore, vetëm disa muaj para ditës së zgjedhjeve. Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet […]

You May Like