21 korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në planet

21 korriku, dita e diel që kaloi, ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, i cili ka gjurmuar modele të tilla globale të motit që nga viti 1940.

Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe të dielën arriti në 17.09 gradë Celsius – pak më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur korrikun e kaluar prej 17.08 gradë Celsius – ndërsa valët e të nxehtit përvëluan sipërfaqe të mëdha të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Rusisë

“Ajo që është e jashtëzakonshme është se sa e ndryshme është temperatura e 13 muajve të fundit në lidhje me rekordet e mëparshme,” tha Buontempo. Çdo muaj që nga qershori 2023 është renditur tashmë si më i nxehti i planetit që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajin korrespondues në vitet e mëparshme.

Next Post

Tallja e Elon Musk me liderët botërorë, një shfaqje mode e krijuar me AI

Thu Jul 25 , 2024
Elon Musk ka shpërndarë një video kontroverse të krijuar nga inteligjenca artificiale, ai përdori modën për të ndarë një shfaqje virtuale të krijuar nga AI, me liderë politikë globalë dhe gjigantë të teknologjisë. CEO i Tesla dhe SpaceX ka bërë bujë me disa imazhe në të cilat ai tregon një […]

You May Like