
Sharon Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA. Aktorja e njohur e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “dhunës dhe urrejtjes”.
“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, tha 66 vjeçarja për mediat e huaja.