Ledina Çelo : Ardhja e djalit nuk ishte e lehtë, e bëmë me in vitro

Në një bisedë në “Natën me Aulonën” , këngëtarja Ledina Celo ka rrëfyer se gjithçka ndodhi pas lindjes së djalit. Ardhja shumë e dëshiruar e tij nuk ishte fort e lehtë në mënyrë natyrale ndaj u detyruan të zgjidhnin metodën artificiale.

Ardhja e djalit nuk ishte shumë e lehtë. Kishim dy vjet që provonim me bashkëshortin për të sjellë në jetë dhe ishim gati, donim patjetër dhe nuk është se vinte shumë. U detyruam edhe duke u drejtuar në Frankfurt në një spital dhe me shumë gjëra të lehta sigurisht, erdhi shpirti i mamit por pritëm, duhej kohë pak e gjatë. Djali, duke qenë se nuk ishte e shkruar që të vinte në mënyrë natyrale, e bëmë në mënyrën in vitro, ishte një gjë që nuk varej, pavarësisht se mjeku im ishte gjithmonë shumë pozitiv, por ne donim të bëheshim prindër, kjo ishte ideja. Nuk donim të prisnim në mënyrë natyrale, kaq. Kur erdhi në jetë, që nga ai moment u zbeh pak dëshira që unë të merresha me muzikë. Kaloi një forcë shumë e madhe te dëshira për t’iu përkushtuar Lisit, djalit. Pastaj erdhi edhe vajza, në momentet që unë shkëputesha, thoja do të kthehem, erdhi edhe vajza, natyrshëm. Iu dedikova atyre dhe mendoj që kam bërë një gjë shumë të mirë, sido që të jetë sepse unë nuk është se… bëra një karrierë prej disa vitesh, 10 vjet intensive dhe doja vërtet t’u përkushtohesha, të isha afër

Më i vështirë… të them që ka qenë momenti… unë bëra një lindje cezariane, ai ka qenë një moment shumë i vështirë sepse ishte vërtet shumë e vështirë lindja. Doja të bëja një lindje natyrale dhe sigurisht e vështirë është edhe humbja e prindërve. Isha shtatzënë me djalin, tre muajshe në atë kohë dhe marr lajmin që nëna ime pati një infarkt dhe aty ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë për mua, por u bëra e fortë. Bashkëshorti s’donte të ma thoshte. Isha e papërgatitur, ajo ishte e papërgatitur si… thashë Ledina po vjen një fëmijë, bëhu e fortë.

Next Post

Kerkohet Berber

Sun Jul 28 , 2024

You May Like

Publikimet e fundit