Arrestohet reperi Noizy!

Këngëtari i muzikës rrep Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy është arrestuar mbrëmjen e së martës në qytetin e Shëngjinit. Këngëtari ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës prej disa ditësh për shkak të një sherri të ndodhur në qytetin e Pejës mes miqve të tij dhe një personazhi të njohur në Tik Tok. I përfshirë në këtë sherr ishte edhe reperi tjetër shqiptar Arkimed Lushaj për të cilin policia e Kosovës ka nxjerrë po ashtu një fletë arresti.

Ditën e djeshme Noizy bëri një reagim publik në Instagramin e tij ku mohoi përfshirjen e tij në sherrin e shumëpërfolur. Sipas reperit emri i tij po keqpërdoret me dashje dhe se ai e distancon veten në mënyrë kategorike nga ngjarja e ndodhur.Pas arrestimit të mbrëmshëm në Shëngjin, këngëtari i njohur do të ekstardohet në Kosovë për të kryer procedurat e nevojshme në shpalljen ose jo fajtor në ngjarjen e ndodhur.

Next Post

Ledri Vula anullon koncertin, në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Wed Aug 7 , 2024
Këngëtari nga Kosova Ledri Vula disa orë më parë ka bërë një postim që ka shqetësuar fansat e tij. Duket se Vula nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore dhe i është dashur të anulojë koncertin e radhës që do të mbahej në qytetin e Zyrihut në Zvicër. Teksa […]

You May Like