Ledri Vula anullon koncertin, në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Këngëtari nga Kosova Ledri Vula disa orë më parë ka bërë një postim që ka shqetësuar fansat e tij. Duket se Vula nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore dhe i është dashur të anulojë koncertin e radhës që do të mbahej në qytetin e Zyrihut në Zvicër. Teksa ndodhej i shtrirë me një serum në krah, Ledri u ka kërkuar ndjesë fansave të tij për mungesën në koncert.

“Party people. Me përulje dhe mirëkuptim, më duhet të ju njoftoj se koncerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam. Do të kthehem së shpejti dhe do të festojmë së bashku.”-shkruan Ledri krah fotografisë.

Next Post

I arrestuari për planifikimin e sulmit terrorist në koncertin e Taylor Swift, me origjinë shqiptare

Fri Aug 9 , 2024
Policia austriake po heton të dyshuar të tjerë si pjesë e komplotit terrorist të dështuar që solli dy arrestime të mërkurën dhe anulimin e tre koncerteve të Taylor Swift në Vjenë. Hetuesit thonë se 19-vjeçari, një austriak me prindër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ishte kreu i grupit. “Situata konkrete […]

You May Like