
Klea Prenga, e reja që dyshohet se u sulmua brutalisht në një restorant në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Ajo shprehet se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda dhe nuk ka ndërhyrë në familje, pasi sipas saj, personi që e dhunoi nuk ka burrë.
Teksa ka ndarë një foto me qepjet ë fytyrë pas plagës së shkaktuar nga thyerja e gotës, ajo thotë se do të vazhdojë krenare sepse “asgjë nuk merret me forcë”.

