
Noizy është arrestuar pak ditë më parë në Shëngjin bashkë me DJ Crax për sherrin në Pejë. Në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë ngjarje është edhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj, Stresi. Teksa po qëndron në arrati, ky i fundit vazhdon me mesazhe në rrjete sociale.
“Dyshja më e mirë, plasni”, ka shkruar ai në një video ku shihet duke kënduar në një koncert me Noizy-n.
