Shqipëria arrin medaljen e dytë në Olimpiadë, Dudaev triumfon në finalen e Bronzit

Shqipëria ka arritur të fitojë dhe medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, kësaj radhe me Islam Dudaev, i cili triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg.

Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12.Kjo është medalja e dytë historikë në Lojërat Olimpike për vendin tonë, sërish në mundje, pas asaj që arriti mbrëmjen e djeshme Chermen Valiev.

Kështu Shqipëria i mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme Lojërat e Parisit, duke u larguar me dy medalje si asnjëherë më parë.

Next Post

Rritet siguria në fluturime: vetëm 1 fatalitet për 13.7 milionë pasagjerë

Sun Aug 11 , 2024
Fluturimi mund të jetë një përvojë e frikshme për shumë njerëz. Por ky studim i ri mund t’jua lehtësojë pak këtë frikë. Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ra në një për çdo 13.7 milionë pasagjerë globalisht në periudhën 2018-2022 – një përmirësim […]

You May Like