Rritet siguria në fluturime: vetëm 1 fatalitet për 13.7 milionë pasagjerë

Fluturimi mund të jetë një përvojë e frikshme për shumë njerëz. Por ky studim i ri mund t’jua lehtësojë pak këtë frikë.

Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ra në një për çdo 13.7 milionë pasagjerë globalisht në periudhën 2018-2022 – një përmirësim i madh nga një për 7.9 milionë pasagjerë në 2008-2017. Është gjithashtu një rezultat shumë i përmirësuar në krahasim me fillimet e udhëtimit ajror komercial, që kishte një fatalitet për 350,000 pasagjerë në 1968-1977.

Megjithatë gjatë ditëve të fundit mësuam rreth një fatkeqësie të ndodhur në Brazil, ku të gjithë pasagjerët (62 pasagjerë) në bordin humbën jetën pasi avioni u përplas në Sao Paulo.Profesor Barnett paralajmëroi megjithatë se përparimi i vazhdueshëm nuk është i siguruar. Gjatë kohëve të fundit ka patur dhe incidente që për fat të mirë nuk kanë shkaktuar humbjen e jetëve të pasagjerëve, si përshembull hapja e derës në një avion Boeing 737 MAX 9 në mes të një fluturimi.

Next Post

Dashuria që lindi në serial u bë e vërtetë, çifti i njohur drejt altarit

Sun Aug 11 , 2024
Suna dhe Abidin, këtë javë do të martohen. Po, në jetën reale, jo në film. Të gjithë fansat e serialit “Çapkëni i pasur” i njohin mirë këto dy personazhe që luhen nga Beril Pozam dhe Ersin Arici. 19 gushti është dita e dasmës së tyre dhe lajmet për këtë ngjarje […]

You May Like