Stresi aludon se disa artistë kanë ndikuar në çështjen e tij dhe Noizyt: Pa mua nuk keni për të bërë asnjë koncert

Stresi ka zgjedhur të mbajë një qëndrim të fortë dhe të hapur në rrjetet sociale. Në një status të fundit në Instagram, ai ka shprehur frustrimin dhe shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë viktima të një skeme për të sabotuar aktivitetin e tij artistik.

Ai shkruan:

“Mos harroni se këtu do të jemi dhe e dimë se kush ka ndikuar në këtë çështje për të na bërë dëm. Më e forta është se janë ‘Artistë’. Kuku për ju pas tunelit të Kalimashit… Ishit të sigurt se pas verës do të keni koncerte nëpër Shqipëri, por pa mua nuk keni për të bërë asnjë datë, meqë qenka puna kështu. Meqë si kurva jeni munduar të na bëni dëm për këtë verë… Se s’mundeni ndryshe, veç fshehtas. Nuk ka forcë që mundet t’ju garantojë, mbajeni mend.”

Next Post

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit? Miku i fotografes zbulon planin e çiftit

Tue Aug 13 , 2024
Lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar. Duket se dasma po vjen para një konfirmimi nga vetë çifti për romancën e tyre.Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja […]

You May Like