
Elon Musk, themeluesi i kompanisë Neuralink Corp, ka folur për këtë arritje të dytë gjatë një podkasti të organizuar nga shkencëtari i shkencave kompjuterike Lex Fridman.
Noland Arbaugh, një tetraplegjik që nuk ka pasur lëvizje poshtë shpatullave për tetë vitet e fundit, do të përdor implantin Neuralink për të kontrolluar një krusor në ekranin e kompjuterit vetëm me mendjen e tij.Neuralink ka thënë se ka rikuperuar aftësinë e implantit për të monitoruar sinjalet e trurit të Arbaugh duke bërë ndryshime që përfshinin modifikimin e algoritmit për të qenë më i ndjeshëm. Arbaugh ka përmirësuar rekordin e tij të mëparshëm për shpejtësinë me të cilën mund të kontrollojë një tregues vetëm me mendje, “me vetëm rreth 10 deri në 15% të elektrodoave që funksionojnë,” tha Musk në podcast.
“Unë nuk dua të jem i padurueshëm, por duket se implantimi i dytë ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Ka shumë sinjale, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë.” tha Musk.
Musk i quajti hapat e ardhshëm për Neuralink “gjigantë” dhe parashikoi se në vitet në vijim, kompania do të rrisë ndjeshëm numrin e elektrodave dhe do të përmirësojë përpunimin e sinjaleve.