Cfarë po ndodh me vrasjen në Pogradec ,një histori tronditëse krimi!

Eglantin Proga u vra brutalisht në lokalin e tij kur refuzoi t’i jepte xhiron ditore autorit. Një grusht fatal në kokë i mori jetën babait të dy fëmijëve, duke tronditur komunitetin.

“Dua të shoh vrasësin e vëllait tim… ja kafsha!” bërtet e motra e viktimës para gjykatës. Familja e Eglantin Progës, babait 42-vjeçar të dy fëmijëve, kërkon drejtësi për vrasjen brutale.

Policia fillimisht gënjeu publikun, duke deklaruar “motive të dobëta” për vrasjen, në vend të shantazhit. Tre persona të tjerë janë arrestuar për fshehje krimi, duke thelluar dyshimet për një mbulesë të gjerë.Familja e viktimës ende nuk ka marrë certifikatën e vdekjes, ndërsa proteston para gjykatës për drejtësi të menjëhershme. Komuniteti i tronditur kërkon përgjegjësi dhe transparencë nga autoritetet.

Next Post

Bëhuni gati: Vala e të nxehtit arrin pikun të premten, ja sa do të shënojë termometri

Thu Aug 15 , 2024
Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin do të qëndrojë deri në fundjavë, ku do të arrijë pikun ditën e premte. Sipas sinoptikanëve, në disa zona, temperatura do të shënojë 41 gardë në hije. Dita e premte do të shënojë edhe temperaturat më të larta të kësaj vale.Vetëm pas […]

You May Like