
Një ngjarje e paprecedentë i ka ndodhur këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha në aeroport në një nga fluturimet e një kompanie të njohur gjermane.Në një video të postuar në Instagramin e saj, Bebe Rexha duket mjaft e tronditur dhe duke qarë, pasi, siç shprehet ajo, është kërcënuar nga agjenti i sigurimit. Arsyeja, sepse i ka folur shqip.
Ylli i “I’m The Drama” sqaron: “Jam kërcënuar, sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. i fola shqip dhe e pyeta se ku mund ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”. E gjithë kjo ka ndodhur “vetëm sepse jam shqiptare” – vijon Bebe Rexha mjaft e irrituar për incidentin.

Ajo shton më tej se agjenti nuk ka dashur ta tregojë emrin e tij, por ajo e ka zbuluar se për cilën kompani punonte.
