
Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces, deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Eva nuk ka patur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh, i cili ka qenë konstant dhe ka ndaluar disa herë vetëm për të pirë ujë.
Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.