
Sipas Bledi Manes, thuhet se Kiara Tito është bashkuar me Elvis Naçin për të sjellë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ekranin e “Top Channel”.
Programi do të transmetohet çdo të premte dhe do të jetë i përqendruar në ndihmën e familjeve dhe njerëzve në nevojë. Ky format pritet të sjellë një qasje emocionale dhe humanitare, duke i dhënë Kiara Titos një rol të ri në televizionin shqiptar.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët, duke i lënë fansat në pritje për të parë se çfarë do të sjellë sezoni i ri televiziv.