I ngacmoi partneren/ E masakroi 4 herë me thikë, humb jetën në spital 34-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një 25-vjeçar me emrin Darmian Keli ka qëlluar 4 herë më thikë një 34-vjeçar me emrin Amarildo Hoxhallari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Astir, për shkaqe xhelozie. Dyshohet se Hoxhallari ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit dhe ky i fundit ka marrë hakë duke e plagosur.

34-vjeçari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën. Autori i ngjarjes është arrestuar dhe shoqëruar në Polici për të zbardhur shkaqet e vrasjes.

Next Post

“Fiks Fare” ndryshon moderatorët, pas Devit dhe Dorit, vijnë binjakët Veshaj!

Sat Aug 24 , 2024
Thuhet se dy moderatorët e këtij sezoni nuk do të jenë Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, por vëllezërit Veshaj. Gjithashtu thuhet se audicion për programin investigativ kanë bërë dhe Egla Ceno e Julian Deda, por nga ajo që përflitet korridoreve të “TCH”, Romeo dhe Donald Veshaj do të jenë dy […]

You May Like