Cristiano Ronaldo zbulon kur mendon të tërhiqet nga futbolli

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se planifikon të përfundojë karrierën e tij me klubin aktual, Al Nassr, por ndoshta jo për dy apo tri vite. Ylli portugez ka shuar çdo shpresë për një rikthim në klubin e tij të parë, Sporting Lisbon, duke konfirmuar se ka në plan të qëndrojë në Arabinë Saudite deri sa të tërhiqet nga futbolli.

“Nuk e di nëse do të tërhiqem së shpejti, në dy apo tri vite, por ndoshta do të dalë në pension këtu në Al Nassr,” tha Ronaldo për kanalin portugez NOW. “Jam shumë i kënaqur në këtë klub, ndihem mirë në këtë vend gjithashtu. Jam i lumtur të luaj në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj.”

Next Post

Jul Deda dhe Xhemi Shehu do të drejtojnë "Fiks Fare"

Wed Aug 28 , 2024
Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në […]

You May Like