
Romeo dhe Heidi po përfliten prej disa ditësh se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Shkak për këto zëra u bë fakti se aktori nuk mori një mesazh publik për ditëlindje nga partnerja e tij.
Në vazhdim këto dyshime u shtuan edhe nga Bora Zemani e cila publikoi disa foto nga udhëtimi në Gjermani krah binjakëve, por në asnjë cep nuk dukej Heidi.
Por duket se këto zëra janë të kotë.Dyshja Romeo dhe Heidi me sa duket po vijojnë të shijojnë dashurinë e tyre në privatësi me ndonjë moment tek tuk të ndarë për fansat e tyre të shumtë të cilët nuk kanë nguruar disa herë t’i surprizojnë edhe në shtëpinë e tyre me dhurata.