Erjola Doçi zbulon se është në një lidhje të re

Erjola Doçi ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, në ‘Wake Up’, ku zbuloi se si ka qenë kjo periudhë për të. Erjola foli edhe për jetën private, duke rrëfyer se ka nisur një njohje me një akademik, duke thënë se i pëlqejnë njerëzit e mençur.

“Preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo, duke shtuar, “Jam në një erë njohje. Kaq mund të them”.

Ajo tregoi gjithashtu se po punon për të sjellë diçka të sajën, prandaj nuk dëshiron t’i përkushtohet me kohë të plotë televizionit

Next Post

Një vend tjetër në Evropë ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve në shkollë

Tue Sep 3 , 2024
Gjatë orës së mësimit telefonat celularë në Holandë janë tashmë tabu. Ndalesa në fillim të vitit 2024 hyri në fuqi në shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë, por tani celularët ndalohen edhe në shkollat fillore. Në të gjitha shkollat në Holandë nga e hëna (2.09.2024) ndalohet përdorimi i […]

You May Like