
Cristiano Ronaldo shënoi golin e 900-të të karrierës së tij në ndeshjen e Portugalisë të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë ditën e djeshme.
Ronaldo e çoi skuadrën e tij në avantazh 2-0 në Estadio da Luz në minutën e 34-të, kur ai doli në fund të një krosimi të Nuno Mendes me një goditje nga një distancë e afërt, përpara se të binte në tokë duke u shfaqur emocional për arritjen e një tjetër momenti historik.


39-vjeçari tani ka shënuar 131 gola ndërkombëtare, 450 për Real Madridin, 145 për Manchester United, 101 për Juventusin dhe 68 për klubin e tij aktual Al Nassr si dhe pesë për klubin e tij të parë Sporting Lisbon.