Luiz Ejlli po bën një film, por kush do jetë partnerja e tij?

Përmes një postimi në Instagram, ai u ka zbuluar ndjekësve se skenari është thuajse në përfundim. Projektin e ri ai e ka marrë përsipër vetëm dhe do t’i duhet pak kohë për të gjetur bashkëpunëtorët. Luizi u premton ndjekësve se nuk do të zhgënjehen edhe sikur të duhet të paguajë gjithçka vetë.

Por, ai ka zbuluar se do të ketë një partnere në film, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar.

“Jam pothuajse në fund të skenarit për filmin e radhës. E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime? Meqenëse jam vetëm, do të më duhet edhe ca kohë sa t’i gjej, të biem dakord dhe të vendos për aktorët, ekipin e xhirimit, sponsorët etj. Ju jap fjalën që nuk do të zhgënjeheni, sikur edhe nga xhepi ta paguaj të gjithin. Dhe siç e dini, unë fjalën e mbaj”

Next Post

Elon Musk drejt statusit si trilioneri i parë në botë dei ne 2027

Mon Sep 9 , 2024
Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027.Përveç personit më të pasur në botë, i cili ka 251 miliardë dollarë, raportohet se emrat e tjerë janë në rrugën e duhur për të marrë statusin e trilionerit. Zbulimi i Informa Connect Academy në lidhje me […]

You May Like