Zbulohen detaje nga programi i ri i Bora Zemanit

Bora Zemani rikthehet në ekranin e Top Channel me një format të ri dhe emocionues. Pas një periudhe shkëputjeje, ajo do të moderojë game show-in e njohur ndërkombëtarisht, “The Pyramid”.

“The Pyramid”, i krijuar fillimisht në SHBA nga Bob Stewart në vitin 1973, është një lojë televizive që ka fituar popullaritet të madh në disa vende të botës.Shfaqja përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët bashkëpunojnë për të identifikuar fjalë dhe fraza brenda një kategorie të caktuar, me qëllimin për të fituar çmime të mëdha në para.

Një veçori e lojës është tabela në formë piramide, që e bën atë të dallueshme nga formatet e tjera.

Ky format ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke fituar nëntë çmime Emmy si game show më i mirë, dhe tani do të sjellë po të njëjtin entuziazëm edhe në Shqipëri, nën drejtimin e Borës.

Ky format do të sjellë një përzierje të lojës dhe argëtimit, duke sjellë në fokus shkathtësinë dhe mendjemprehtësinë e pjesëmarrësve

Next Post

Aksidentohet bashkë me fëmijët Kristian Boçi, dërgohen me urgjencë në spital

Fri Sep 13 , 2024
Biznesmeni i njohur Kristian Boci, së bashku me dy fëmijët e tij janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident. Policia njoftoi sot se rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident.Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si […]

You May Like