Aksidentohet bashkë me fëmijët Kristian Boçi, dërgohen me urgjencë në spital

Biznesmeni i njohur Kristian Boci, së bashku me dy fëmijët e tij janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident. Policia njoftoi sot se rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident.Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.

Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.

Sipas Policisë, Boçi teksa ishte duke udhëtuar me fëmijët e tij në aksin Lushnjë-Tiranë, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë përfundoi anash rrugës

Next Post

Georgina Rodriguez së shpejti me një dokumentar në “Netfilx” rreth jetës në Arabinë Saudite!

Sat Sep 14 , 2024
“Netflix” ka publikuar trailerin për sezonin e tretë të dokumentarit të njohur “I Am Georgina”, i cili i referohet një jete të re të modeles. Ndryshime të mëdha në jetën e Georgina Rodriguez dhe familjes së saj, duke përfshirë transferimin në Arabinë Saudite. Partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, […]

You May Like