
“Netflix” ka publikuar trailerin për sezonin e tretë të dokumentarit të njohur “I Am Georgina”, i cili i referohet një jete të re të modeles. Ndryshime të mëdha në jetën e Georgina Rodriguez dhe familjes së saj, duke përfshirë transferimin në Arabinë Saudite.
Partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se familja e saj tani jeton në Arabinë Saudite, ku Ronaldo ka nënshkruar me klubin e futbollit Al Nassr.

Në një deklaratë, Rodriguez shpjegon:
“Jeta më ka shtyrë të ndryshoj vendet përsëri. Familja ime dhe unë tani jetojmë në Arabinë Saudite dhe një klub i ri futbolli na ka mirëpritur me shumë dashuri”.Sezoni i ri do të pasqyrojë jo vetëm jetën e re të familjes në një kulturë dhe ambient të ri, por gjithashtu do të përfshijë ngjarje të rëndësishme nga bota e sportit dhe modës.