Erjola Doçi merr propozimin për martesë!

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, i cili ka në fokus njerëzit e thjeshtë, por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga konkurrentët, pas imitimeve që bëri në studio dhe komenteve që mori, në fund nxori unazën duke bërë një gjest tepër romantik.Sipas tij, propozimi për Erjolën vinte nga një shok, i cili e kishte të pamundur të dilte në ekran.

Kjo lojë u prit me shumë të qeshura në studio, madje edhe me shumë sportivitet nga Erjola, e cila, sidoqoftë kërkoi që shoku të dilte vetë përballë dhe të mos kishte drojë.

Next Post

Arrestohet Sean “Diddy” Combs

Tue Sep 17 , 2024
Një burim tha për Page Six se: “Ikona e hip-hop bashkëpunoi me policinë”. Deri më tani, arsyet e arrestimit janë ende të paqarta dhe nuk janë bërë publike. Combs do të arrijë në një gjyq federal në Manhattan gjatë ditës së martë. “Ne jemi të zhgënjyer me vendimin për të […]

You May Like